LAJMI I FUNDIT:

Sot mbahet konferencë për procesin e integrimit evropian

Sot mbahet konferencë për procesin e integrimit evropian

Në Sekretariatin për Çështje Evropiane sot do të mbahet konferenca përmbyllëse e Tuning Project ‘Përforcim i mëtejshëm i kapaciteteve organizative dhe institucionale për procesin e integrimit evropian’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në konferencë fjalë hyrëse do të kenë zëvendëskryeministri i Qeverisë së RM-së përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, ambasadori i Republikës së Polonisë, Jane Multanovski, ambasadorja e Kroacisë, Daniella Barishiq, zëvendësambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Marko Akvatiçi dhe Jeromir Levçek, përfaqësues i Delegacionit të BE-së në Shkup. /Telegrafi/