Në New -York sot mbahet konferenca e Këshillit të Sigurimit së KB-së për Kosovën. Në konferencë do të shqyrtohet raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së, Ban ki-moon.

Raportin pritet ta paraqesë shefi i UNMIK-ut Zahir Tanin, transmeton Koha.net.


Kosovën në konferencë e përfaqëson ambasadorja e vendit në Washington, Vlora Çitaku.

Serbia përfaqësohet nga ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq.