LAJMI I FUNDIT:

Sot fillojnë Ditët e filmit bashkëkohor spanjoll

Sot fillojnë Ditët e filmit bashkëkohor spanjoll

Me komedinë ‘Delet nuk e humbasin trenin’ të regjisorit Alvaro F. Armero, i cili është edhe skenarist i këtij filmi prej vitit 2014, Kinoteka e Maqedonisë prej sot deri më 28 nëntor do t’i organizojë Ditët e filmit bashkëkohor spanjoll, përcjell Telegrafi Maqedoni nga Mia.

Ditëve në vijim, publiku do të mund t’i shikojë filmat ‘Ishulli i vogël’ i Alberto Rodrigez, ‘Nuk ka paqe për të këqijtë’ të Enrike Urbizy, ‘Migeli dhe William’ të Ines Paris, filmi i animuar për fëmijë ‘Gomari i Don Kishotit’ të Hose Pozo, ‘Ylli që bie’ i Luis M. dhe ‘Të gjithë ata janë të vdekur’ në regji të Beatriz Sançez. /Telegrafi/