LAJMI I FUNDIT:

Sot është Dita botërore e kontracepsionit, në Maqedoni vetëm 36 për qind e grave përdorin kontraceptivë

Sot është Dita botërore e kontracepsionit, në Maqedoni vetëm 36 për qind e grave përdorin kontraceptivë

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme në Maqedoni janë në rritje. Vetëm këtë verë zyrtarisht në Institutin për shëndet publik janë evidentuar mbi 100 raste. Shumica prej tyre kanë pasur kllamidiа, ndërsa janë regjistruar edhe persona me gonorre, herpes, AIDS si dhe me sifiliz, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas dermato-venerologëve sifilizi është më seriozi nga sëmundjet e këtij grupi, ndërsa mund të jetë edhe me përfundim fatal. Mjekët potencojnë se parandalimi më i mirë është përdorimi i mbrojtjes gjatë marrëdhënieve seksuale.


Sipas të dhënave statistikore, vetëm 5 për qind e grave në Maqedoni përdorin kontracepsion oral, ndërsa 36 për qind përdorin prezervativë, që është larg nga mesatarja evropiane ku kontraceptivë përdorin madje70 për qind të të rinjve.

Përpos sëmundjeve ngjitëse seksuale, mos përdorimi i kontraceptivëve e rrit edhe numrin e aborteve te vajzat e reja. Sipas të dhënave në vendin tonë çdo dy ditë aborton nga një adoleshente./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Lajme
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Kalo në kategori