LAJMI I FUNDIT:

Sot, ecja “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”

Sot, ecja “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”

Nën kujdesin e ambasadorëve të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur“, sot realizohet ecja e pestë me radhë që ka për qëllim informimin e fëmijëve e nxënësve mbi rëndësinë e shëndetit oral.

Nisja bëhet në orën 11:30 nga sheshi “Zahir Pajaziti“ deri te sheshi “Ibrahim Rugova”.

Me këtë rast, fëmijët dhe lepuroshi i projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur“ do të japin mesazhe e këshilla në mënyrë që fëmijët të kenë përkujdesjen e duhur dhe të vazhdueshme për dhëmbë të shëndoshë e fëmijëri të lumtur.


Para fillimit të ecjes, fëmijët, lepuroshi por edhe të pranishmit tjerë, do t’i pastrojnë dhëmbët, ndërsa gjatë ecjes do ta këndojnë këngën “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”.

“Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” është projekt i Organizatës pȅr Arsim, Shkencȅ dhe Shȅndetȅsi “KISCOMS“ dhe realizohet nȅ bashkȅpunim me Komitetin ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit”.

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Drejtësi
Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Lajme
Kalo në kategori