LAJMI I FUNDIT:

Sot dy viktima dhe 19 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Sot dy viktima dhe 19 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 3.680 teste, ndërsa janë regjistruar 19 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 7, Kumanovë – 4, Kriva Pallankë – 3, Prilep, Ohër, Strumicë, Tetovë dhe Kërçovë – nga 1.


Instituti për Shëndet Publik ka konfirmuar 14 pacientë të shëruar me coronavirus.

Sot janë regjistruar 2 viktima nga coronavirusi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.612, numri i pacientëve të shëruar është 149.722, numri i vdekjeve është 5.474, ndërsa numri i rasteve aktive është 416./Telegrafi/