LAJMI I FUNDIT:

Sot dihet se kush e fiton Prishtinën dhe Prizrenin

Sot dihet se kush e fiton Prishtinën dhe Prizrenin

Sot dihet se kush e fiton Prishtinën pasi që në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve nis numërimi i votave me kusht pas balotazhit që u mbajt të dielën në 19 komuna të Kosovës.

Koordinatori në QNR, Burim Ahmetaj ka thënë për KosovaPress se rezultati pas zgjedhor për Prishtinën do të bëhet i ditur sot, por edhe për Prizrenin.

Ai ka thënë se në Prishtinë janë rreth 1700 vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, ndërsa 97 vota me postë.

Përfaqësues të shoqërisë civile të cilët po monitorojnë procesin e numrit të votave, kërkojnë që procesi i numërimit të votave me kusht të bëhet transparent, meqë rezultati për Prishtinën dhe Prizrenin është  mjaft i ngushtë.