LAJMI I FUNDIT:

Parakalimi i FSK-së dhe Policisë

Parakalimi i FSK-së dhe Policisë

Për nder të 10-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, parakalon Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës fillon në ora 13:00 dhe mbahet në sheshet “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.


Ndërkohë, ceremonia e parakalimit të FSK-së e cila ishte parashikuar të zhvilloj në ditën e shpalljes së Pavarësisë ajo u shty hatri i ndërkombëtarëve. Pasi këta të fundit kanë qenë pjesë e Konferencës së Sigurisë në Munih.

Parakalimi i FSK-së për çdo përvjetor është bërë tashmë traditë që nga viti 2012, mirëpo kujtojmë se në vitin 2015 dhe 2017 nuk ka pasur parakalim të FSK-së nëpër sheshet kryesore

Ndër tjerash edhe seanca solemne e Kuvendit do të mbahet sot.

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë është festuar 10 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, me ç’rast është mbajtur një koncert me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora./Telegrafi/