LAJMI I FUNDIT:

Sot anulohen disa fluturime nga Aeroporti i Rinasit

Sot anulohen disa fluturime nga Aeroporti i Rinasit

Një grevë katër orëshe në aeroportet italiane që do të zhvillohet gjatë ditës së sotme (25 nëntor) ka bërë që të anulohen disa fluturime nga Aeroporti i Rinasit drejt Italisë.

Avioni i Alitalia që ishte parashikuar të fluturonte në orën 05:30 të mëngjesit të sotëm drejt Romës është anuluar. Po ashtu edhe drejtimi tjetër nga Roma në Tiranë. Pritet që të ketë anulime të tjera gjatë ditës edhe drejt Milanos, që prekin dhe Air Albania.


Autoriteti i Aviacionit Civil njofton pasagjerët që fluturojnë drejt Italisë dhe anasjelltas, të konfirmojnë statusin e fluturimit të tyre, për shkak të një greve kombëtare nga disa operatorë të transportit në shtetin fqinj.

Si pasojë e grevës së datës 25 nëntor, fluturimet nga/për TIA, që preken janë si më poshtë:

Alitalia
AZ583 TIA-FCO dhe AZ584 FCO-TIA

Air Albania
ZB2001 TIA-FCO dhe ZB2002 FCO-TIA
ZB2003 TIA-MXP dhe ZB2004 MDP-TIA

Nga ana e tyre, aeroportet e Romës, Fumicino dhe Ciampino kanë njoftuar se si rrjedhojë e një greve katër orëshe të njoftuar për në datën 25 nëntor, nga ora 13:00 deri në orën 17:00, fluturimet mund të shënojnë vonesa ose anulime.

Mediet italiane bëjnë të ditur se Alitalia ka njoftuar se do të anulojë 137 fluturime për grevën e transportit ajror që është njoftuar nga disa sindikata, si rrjedhojë e grevës së kontrollorëve të ajrit. Kompania parashikon që 60 për qind e pasagjerëve të arrijnë të fluturojnë po brenda datës 25 nëntor.

Nga 24 orë që ishte njoftuar në fillim, greva është reduktuar në 4 orë, pas urdhrit të dhënë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transporteve, pasi rrezikohej lëvizja e lirë e pasagjerëve, që është një e drejtë kushtetuese.

Italia është përballur dhe me greva në autostrada në datat 24 dhe 25 nëntor. /Monitor/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori