Më 24 dhjetor, një datë me domethënie të veçantë për Luizin Ejlli, artisti hyri në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 2, një hap që do të shënonte një kthesë të madhe në jetën e tij personale dhe profesionale.

Ky format u bë jo vetëm një sfidë, por edhe një derë e re që i hapi rrugën një kapitulli të ri.


Gjatë rrugëtimit të tij në BBVIP 2, Luizi arriti të fitojë zemrat e publikut me sinqeritetin, forcën emocionale dhe historinë e tij jetësore, duke u shpallur fitues i formatit.

24 orët e para të Luiz Ejllit brenda shtëpisë së BBVIP - Fan Club www.youtube.com

Brenda shtëpisë, ai njohu edhe Kiara Titon, me të cilën lindi një histori dashurie që vazhdon edhe sot.

Sot, Luizi dhe Kiara janë prindër të një vajze, Lunës, e cila sipas tij është drita që i ka mposhtur çdo dhimbje.

Në një postim emocional, ai ka reflektuar mbi humbjet, dashurinë, shpresën dhe mirënjohjen, duke ndarë me ndjekësit ndjesitë e kësaj date të veçantë për të.

Postimi i plotë i Luiz Ejllit:

"Sot është 24 dhjetor.Një natë me shumë peshë për zemrën time.


5 vite pa babin, mungesa e tij s’plaket kurrë.Në çdo ditë Krishtlindjesh më mungon zëri i tij.


3 vite me Kiaren, një takim që erdhi kur isha i thyer,dhe u bë shpëtim i heshtur.


Solli në jetë Lunen!Një dritë e vogël që mposht çdo dhimbje.Ti je arsyeja pse shpresa nuk shuhet.


Dhe hyrja ime në atë format!Një derë që ndryshoi jetën time,më rriti, më provoi, me rindërtoi.


Sonte kam lot, dashni, kujtime dhe falënderim.Nuk po festoj, po ndjej.


Gëzuar Krishtlindjet për ata që janë me nedhe për ata që jetojnë përgjithmonë në zemër". /Telegrafi/

Foto: Instagram