LAJMI I FUNDIT:

Sot, 20 vjet u bë trajner i Arsenalit: Këto janë të arriturat e Arsene Wengerit (Foto)

Sot, 20 vjet u bë trajner i Arsenalit: Këto janë të arriturat e Arsene Wengerit (Foto)

Sot është ditë e veçantë për trajnerin francez dhe një ndër më të mirë që ka njohur bota e futbollit.

Bëhet fjalë për Arsene Wenger, i cili sot feston 20 vjetorin në krye të skuadrës së Arsenalit.

Pikërisht më 22 shtator të vitit 1996 francezi atëbotë 46-vjeçar mori drejtimin e Gunners prej britanikut, Pat Rice, transmeton Telegrafi.


ww
Arsene Wenger kur ishte futbollist i skuadrë franceze të Mulhouse në vitin 1973

Wenger ka lindur në Strasburg dhe është rritur në Duttlenheim të Francës. Ai u bë futbollist me këmbënguljen e të atit, i cili ishte menaxheri i një ekipi. Pas një karriere modeste si futbollist, ku bëri karrierë në disa klube amatore, Wenger diplomoi për menaxher të futbollit në vitin 1981.

Shumë ekspertë të futbollit i japin kredi francezit për kontributin në revolucionin e futbollit në Angli, në fund të viteve 1990, ku ndikoi në mënyrën e stërvitjeve personale dhe dietave të lojtarëve.

Madje, Wenger mori edhe pseudonimin “Le Professeur” (Profesori) prej tifozëve të klubit londinez dhe mediat britanike shkaku i sjelljeve të zellshme.

venga
Arsene Wengwer u shpall kampion në Ligën Premier duke mos pësuar asnjë humbe dhe fitoi edhe Kupën e Ligës

Në vitin 1996, Wenger u emërua menaxher i Arsenalit dhe dy vjet më vonë u shpall kampion dhe fitoi FA Kupën.

Gjithashtu francezi fitoi edhe në vitin në vitin 2002 titullin e kampionit në Angli dhe Kupën e Ligës.

Në vitin 2004, Wenger arriti që ta përfundoj kampionatin anglez pa humbje, duke thyer rekordin 115-vjeçar të Preston North End.

Më poshtë gjenden disa prej të titujve të fituar me Arsenalin dhe individualisht

Titujt me Arsenalin:
Liga Premier (3): 1997-98, 2001-02, 2003-04
FA Kupa (6): 1997-98, 2001-02, 2002-03, 2004-05, 2013-14, 2014-15
Kupa e Ligës (6): 1998, 1999, 2002, 2004, 2014, 2015

Individual
Trajneri i Vitit: 2000, 2002, 2003, 2004
Trajner i Ligës Premier: 1998, 2002, 2004, 2008
Kalorës i Mbretërisë Britanike: 2003
Personaliteti i vitit sipas BBC Sport: 2002, 2004 [404] [405]
Hall of Fame: 2006
Sipas IFFHS, Trajner i Dekadës: 2001-2010
Menaxher i muajve në Ligën Premier: mars 1998, prill 1998 tetor 2000 Prill 2002, shtator 2002, gushtit 2003, shkurt 2004, gusht 2004 shtator 2007, dhjetor 2007, Shkurt 2011 shkurtit 2012, shtator 2013, mars 2015, tetor 2015. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Ndërkombëtare
Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori