LAJMI I FUNDIT:

“Sopoti”, Drejtoria e Sanksioneve manipulon raportin (Video)

“Sopoti”, Drejtoria e Sanksioneve manipulon raportin (Video)

Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve ka manipuluar raportin e ditëve të kaluara në burg për ish të dënuarit në rastin Sopoti. Siç mëson Alsat, drejtoria në raportin e saj nuk i ka përfshirë nga 2 dhe 3 muaj për disa të dënuar. Kjo sipas burimeve të Alsat është bërë me qëllim që miratimi i marrëveshjes për dëmshpërblimin e Sopotasve të shtyhet pas zgjedhjeve presidenciale, marrëveshje kjo e cila duhet të miratohej në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Edhe pse mbrojtja në rastin Sopoti dhe Avokati i Shtetit posedon raport për çdo të dënuar, Qeveria ka kërkuar raport konfidencial nga Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve mbi pretekstin e besueshmërisë.


Skenari, sipas burimeve të Alsat është bërë mbi faktin e ditur se në rast se nuk përputhen raportet e Drejtorisë dhe Avokatit të Shtetit, këta të fundit do të reagojnë dhe me këtë dëmshpërblimi do të zvarritet deri në muajin qershor.

Dokumentin që ka siguruar Alsat e që mban firmën e drejtorit të Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve, Jovica Stojanoviq përveç që nuk përputhet me raportin e Avokatit të Shtetit, për njërin nga ish të dënuarit konstaton se nuk ka vuajtur asnjë ditë burg.

Obstruksionet ndaj marrëveshjes për dëmshpërblim nga ana e po të njëjtës drejtori datojnë nga muaji dhjetor kur raportin për ish të dënuarit, Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve i referoi Avokatit të Shtetit që ta kërkojnë në Gjykatën Penale. Për të mos mjaftuar me kaq, dikasteri i Renata Deskoskas përgjigjen për dëmshpërblim e kishte vonuar me muaj, pavarësisht se ligji e obligon që të përgjigjet brenda afatit 15 ditorë.

Javën e kaluar në Qeveri u arrit marrëveshja me Avokatin e Shtetit për dëmshpërblimin e 6 ish të dënuarve në rastin Sopoti me vlerë afër 73 milion denarë./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori