Sony ka zbuluar mbrëmë logon zyrtare të PlayStation 5 (PS5), gjatë konferencës CES 2020 (Consumer Technology Association), që po mbahet në Las Vegas. Po ashtu, Sony ka treguar që ka shitur më shumë se 5 milion PlayStation VR (syze virtuale), që nga lansimi i këtij produkti në tetor të 2016-tës.
Tutje sa i përket shitjeve, Sony ka treguar se ka shitur 104 milion konzola të PS4, gjë që e bën konzolën e dytë më të shitur në histori të video lojërave pas PlayStation 2, që e mban rekordin me 158 milion copë të shitura.
Logoja zyrtare e PlayStation 5, duket ashtu siç pritej, ku Sony edhe njëherë ka ndjekur modelin e logove të PlayStation 3 dhe 4. Përderisa fonti është i njëjte dhe nuk ka shtesa tjera, diferenca e vetme në dizajn ndërmjet logove të PS3, PS4, dhe PS5, është numri, ku tani është 5.
PlayStation 5 pritet të lansohet në dhjetor të këtij viti, ndërsa detajet rreth konzolës së shumë pritur kanë filluar të dalin gradualisht. Ende nuk dihet se si do të duket konzola, por Sony ka treguar se PS5 do të suportojë grafikën 8K, gjurmimin e rrezeve, dhe do të ketë SSD-ja tejet të shpejta për të reduktuar kohën e ngarkimit. Ndërkohë, pjesa e përparme e harduerit pritet të ketë një CPU me tetë bërthama (bazuar në arkitekturën e re Zen 2 të AMD-së), dhe një GPU të personalizuar, të bazuar në harduerin Radeon Navi të AMD-së.
Të gjitha produktet e fundit të PlayStation, mund ti gjeni në dyqanin më të madh online të teknologjisë në Kosovë, Gjirafa50. Në Gjirafa50 mund të gjeni mbi 60.000 produkte teknologjike, origjinale, me garancion 1 vjeçar nga prodhuesi. Po ashtu, transporti për të gjitha porositë është falas në gjithë Kosovën, ndërkohë pagesën mund ta bëni pasi ta pranoni porosinë, apo me kartelë bankare, deri në 12 këste. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPrezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al
Honor 200 Lite tashmë zyrtar në Evropë
Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre