Mangësitë e video-lojës Anthem, ka bërë që Soni të ofrojë menjëherë kompensim për ata që janë dëmtuar.

Shumë lojtarë, shfrytëzuan rrjetet sociale që të ankohen, se sa herë që janë duke luajtur këtë lojë, po iu ndërpritet sistemi i PlayStation 4, transmeton Telegrafi.

Kur pajisja po lëshohet, po ka vështirësi të funksionojë si duhet, si dhe mundësi që të ndalojë sërish në çdo moment.

Kompania Sony, ishte e menjëhershme që të bëjë kompensim të plotë, kur u ballafaqua me lojtarët e dëmtuar.

Megjithatë, nuk është dhënë ndonjë koment për problemin, ndërsa përgjigje nuk ka dhënë as Bioware që e ka prodhuar sistemin.

Anthem është një lojë ekipore, që i sfidon lojtarët të luftojnë krijesat jashtëtokësore. /Telegrafi/