LAJMI I FUNDIT:

Sonte në TV Dukagjini: Fakte tronditëse për vrasjen e Oliver Ivanoviqit (Video)

Sonte në TV Dukagjini: Fakte tronditëse për vrasjen e Oliver Ivanoviqit (Video)

Politikani serb i Kosovës Oliver Ivanoviq ishte kërcënuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiq se do të vritet për shkaqe politike, nëse nuk i bashkohet Listës Serbe, partisë së serbëve të Kosovës që kontrollohet nga Beogradi.

Kështu të paktën pretendon një dëshmitar, ish ushtarak i Serbisë që kishte qëndruar bashkë me Oliver Ivanoviqin në burg në Mitrovicë, ku politikani i vrarë serb Oliver Ivanoviq po mbahej për krime lufte.


Derisa Ivanoviq është vrarë disa muaj pas lirimit në një atentat në veri të Mitrovicës, Goran Petroviq, shoku i tij i burgut është rrahur keq katër ditë pas vrasjes së Ivanoviqit, në një zonë në Beogradin e ri.

RTV Dukagjini ka siguruar dëshminë me zë të Petroviqit. Pak minuta pas sulmit që i kanë bërë pesë persona që i ishin paraqitur si policë ai thërret kryetarin e republikanëve të Serbisë Nikolla Sanduloviq, të cilit i rrëfen për sulmin.

Aty ai tregon se ka qenë vetë Ivanoviq që i kishte treguar se është i kërcënuar nga Vuçiq.

RTV Dukagjini posedon zërin e bisedës mes Petroviqit dhe politikanit Sanduloviq.

Në te jepen detaje rrëqethëse të sulmit dhe mesazhit që sulmuesit i kishin dhënë ish shokut të burgut të Oliverit. ”Harroje Oliverin”, ishte porosia.

Kryetari i Republikanëve të Serbisë, ka edhe disa incizime të tjera të bisedave me agjentë të UDB-së dhe dëshmitarë të tjerë që pretendojnë se Oliver Ivanoviq ishte vrarë për shkak të kishte refuzuar që të jetë pjesë e Listës Serbe.

Partia Republikane e Serbisë është partia e vetme serbe që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Dëshmitë rrëqethëse dhe një bisedë të gjerë rreth zhvillimeve në Serbi do ta ndiqni sonte në TV Dukagjini, ku të ftuar do të jenë kryetari i Republikanëve Serb, Nikolla Sanduloviq dhe kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

Muhamet Hajrullahu
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Kalo në kategori