LAJMI I FUNDIT:

Sonte ndizen qirinj dhe fiken dritat, në nderim të mjekëve dhe infermierëve që vdiqën nga COVID-19

Sonte ndizen qirinj dhe fiken dritat, në nderim të mjekëve dhe infermierëve që vdiqën nga COVID-19

Prej fillimit të pandemisë në muajin mars, personeli shëndetësorë ishte në vijën e parë të frontit në luftë kundër COVID-19.

E, si pasojë e infektimit me këtë virus deri më sot shtatë mjekë kanë ndërruar jetë, ndër ta edhe gjinekologu Burim Krasniqi.


I ndjeri ka qenë duke u trajtuar që disa ditë në mjekimin intensiv qendror në QKUK, pasi i ishte komplikuar gjendja nga coronavirus.

Ndërkaq, Oda e Profesionistëve Shëndetësor kanë bërë thirrje institucioneve shëndetësore që sot në orën 21:00 para çdo institucioni shëndetësor të ndizen qirinj në nder të profesionistëve shëndetësor të cilët humbën jetën nga COVID-19, si dhe të shërbej si mbështetje të profesionistëve shëndetësor të cilët vazhdojnë luftën kundër COVID-19.

“Përmes kësaj komunikate Odat e Profesionistëve Shëndetësor bëjnë thirrje institucioneve shëndetësore që sot me datë 20 gusht 2020, në orën 21.00 para çdo institucioni shëndetësor të ndizen qirinj në nder të profesionistëve shëndetësor të cilët humbën jetën nga COVID-19, si dhe të shërbej si mbështetje të profesionistëve shëndetësor të cilët vazhdojnë luftën kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.

Po ashtu OPSH-ja, ju bën thirrje edhe qytetarëve që t’ju bashkëngjiten në nderim të profesionistëve shëndetësor të cilët humbën jetën nga COVID-19, duke fikur dritat për një minutë. /Telegrafi/