LAJMI I FUNDIT:

Sonte do jetë një mbrëmje magjike për të gjithë të dashuruarit!

Sonte do jetë një mbrëmje magjike për të gjithë të dashuruarit!

Bëjini atij surprizën më të bukur. Vetëm sot e keni këtë mundësi!

Sonte do përjetoni një nga netët më të magjishme që ju kanë parë sytë. Një shfaqje e vërtetë meteorësh do të ndriçojë qiellin dhe mbrëmjen tuaj.


Orbita e kometës Halley do veprojë me orbitën e planetit tonë, duke sjellë në Tokë më shumë se 25 copa shkëmbinjsh, që shkëlqejnë dhe përbëjnë ata që ne i quajmë “yje rënës”.

Shfaqja spektakolare ndodh sapo kometa i afrohet atmosferës së planetit Tokë në lartësinë 60 milje.

Duke qenë se meteori vjen nga konstelacioni i Orionit, i cili përmban dy nga dhjetë yjet më të shndritshëm në qiell, ky event qiellor quhet ndryshe: ‘Shfaqja e Meteorëve Orionidë’.

b45fb0087d03a2c5f38886fe77e93458

Si mund ta shohim?

Momenti perfekt është ai i pas mesnatës, në një vend pa drita që e bëjnë të paqartë shfaqjen.

Nëse qielli është i pastër, do mund të shihni dhe pa teleskop rreth 25 yje që bien në një orë, me shpejtësi 41 milje për orë.

Sigurohuni që të shmangni hënën dhe dritat e qytetit, por gjithashtu duhet të keni parasysh, që ndoshta do prisni pak.

Prandaj, shfrytëzojeni këtë dhe si një natë romantike me partnerin tuaj.

Jo një darkë nën dritën e qirinjve, por një darkë nën dritën e yjeve!