LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi i T7: LVV prin me 50.83 për qind, PDK me 16.94 për qind, pason LDK me 15.97 për qind

Sondazhi i T7: LVV prin me 50.83 për qind, PDK me 16.94 për qind, pason LDK me 15.97 për qind

Kompania që ka kontraktuar Gazeta Express dhe T7 për të bërë një sondazh në Kosovë, ka dalë me rezultatet e para.

Në këtë sondazh, prin bindshëm Lëvizja Vetëvendosje me pak mbi 50% të votave. E pasuar nga PDK’ja dhe LDK’ja.


Rezultatin e sondazhit e gjeni më poshtë.

VV: 50.83%

PDK: 16.94%

LDK: 15.97%

AAK: 6.98%

Nisma: 2.95%

Kompania e kontraktuar ka kryer sondazhe në 11 qytete në Kosovë, derisa në vendet rurale ende po punohet.

Qytetet ku janë anketuar qytetarët janë: Prishtina, Prizreni, Mitrovica, Ferizaj, Istogu, Skenderaj, Peja Gjakova, Podujeva, Gjilani dehe Deçani./Express/