LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi i ri i PIPOS: LVV 41,60%, PDK e dyta me 20.10% dhe LDK 16.30%

Sondazhi i ri i PIPOS: LVV 41,60%, PDK e dyta me 20.10% dhe LDK 16.30%

Sondazhi më i ri i PIPOS, e nxjerr sërish Lëvizjen Vetëvendosje fituese të zgjedhjeve të 14 shkurtit me 41,60 % të votave.

Nëse ky rezultat krahasohet me atë të sondazhit të kaluar, që po ashtu u prezantua në Klan Kosova, del që Lëvizja Vetëvendosje ka rritje prej 0,5 %.


Në këtë sondazh të realizuar nga PIPOS, PDK-ja ka dalë sërish e dyta me 20,10 %. Megjithatë kjo parti ka rënie prej 0,7 % pasi në sondazhin e parë, rreth një javë më parë, kishte rezultat prej 20,80 %.

Një nga të dhënat më interesante të këtij sondazhi është lëvizja pozitive e LDK-së, e radhitur si e treta, e cila ka rritje prej 0.6 % për një javë.

Në sondazhin e parë të PIPOS, LDK-ja kishte 15,70 % derisa në atë të fundit ka rritje në 16,3 %.

Në këto parashikime, AAK-ja ka shënuar rënie prej 1,1 % që është rënia më e madhe nga të gjitha partitë politike. AAK-ja ka rënë në 7,50 % nga 8,60 %.

Edhe Vjosa Osmani ka shënuar një rënie prej 0,2 % ku nga 3,2 % sa ishte tani ka 3 % të votave të përgjithshme.

Nisma e Fatmir Limajt nuk do ta kalojë pragun zgjedhor me 2 % të votave, derisa ka shënuar edhe rënie prej 0.5 %.

Rënie ka edhe AKR-ja që nga 0.90 % tani është në 0,70 %.

KY ËSHTË REZULTATI I KËTIJ SONDAZHI:

LËVIZJA VETËVENDOSJE – 41,60 %

PDK – 20,10 %

LDK – 16,30 %

AAK – 7,50 %

VJOSA OSMANI – INICIATIVA QYTETARE – 3 %

NISMA – 1,50 %

AKR – 0,70 %