LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi nga Telegrafi: 94 për qind e qytetarëve që kanë votuar janë pro tërheqjes së 30 përqindëshit nga Trusti

Sondazhi nga Telegrafi: 94 për qind e qytetarëve që kanë votuar janë pro tërheqjes së 30 përqindëshit nga Trusti

Shumica dërmuese e qytetarëve që kanë votuar në sondazhin e Telegrafit janë shprehur pro tërheqjes së një përqindje të mjeteve nga Trusti pensional i Kosovës.

Në pyetjen e Telegrafit se a jeni PRO apo KUNDËR tërheqjes së 30 për qind të mjeteve nga Trusti, 94 për qind e qytetarëve që kanë votuar janë shprehur për tërheqje.


Ndërkaq, vetëm 6 për qind janë shprehur kundër tërheqjes së 30 përqindëshit nga Trusti.

Ndryshe, një ditë më parë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka bërë të ditur se Projektligji që mundëson tërheqjen e deri 30 për qind të mjeteve nga Trusti u është shpërndarë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Projektligji që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti u shpërndahet deputetëve
Lexo po ashtu Projektligji që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti u shpërndahet deputetëve

“Projektligji që mundëson tërheqjen e deri 30% të mjeteve nga Trusti u është shpërndarë sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Besoj se deputetët do të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe me integritet do të mbështesin këtë Projektligj që është kërkesë e qytetarëve”, ka shkruar ai.

Pro tërheqjes së 30 për qind të mjeteve nga Trusti janë shprehur edhe përfaqësues të dy partive të tjera opozitare në Kuvend, LDK dhe AAK.

Manxhuka: Haxhiu nuk i ka votat e deputetëve të VV-së për tërheqjen e kursimeve nga Trusti
Lexo po ashtu Manxhuka: Haxhiu nuk i ka votat e deputetëve të VV-së për tërheqjen e kursimeve nga Trusti

Ndryshe, ditë më parë Qeveria e Kosovës nuk e ka përkrahur nismën për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës.

Lidhur me tërheqjen e mjeteve nga Trusi, ministri Hekuran Murati ka thënë se kjo shkakton precedent të rrezikshëm dhe rritje edhe më të larta të çmimeve. /Telegrafi/