LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi nga Pyper: Rreth 84% e qytetarëve mendojnë se opozita duhet t’i bashkohet qeverisë në dialog

Sondazhi nga Pyper: Rreth 84% e qytetarëve mendojnë se opozita duhet t’i bashkohet qeverisë në dialog
Foto: Arkiv

Mbi gjysma e respodentëve (61%) mendojnë se opozita duhet të jetë mbështetëse ndaj qeverisë.

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.


Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje rolin e opozitës në proceset që pritet të kalojë Kosova.

Rreth 84% e qytetarëve të anketuar mendojnë se opozita duhet të bashkëpunojë me qeverinë sa iu përket temave të mëdha siç është dialogu. Mbi 9% mendojnë se opozita nuk duhet të ofrojë bashkëpunim në këtë temë. Rreth 7% nuk kanë opinion.

Mbi gjysma e respodentëve (61%) mendojnë se opozita duhet të jetë mbështetëse ndaj qeverisë. Rreth 25% mendojnë se opozita duhet të jetë e rreptë ndaj qeverisë. 14% nuk kanë opinion.

Rreth 48% e pjesëmarrësve në sondazh mendojnë se  qeveria është hapur për kritika nga opozita. Mbi 37% mendojnë se qeveria nuk është shumë e interesuar për kritikat nga opozita. 15% nuk kanë opinion për këtë temë.

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori