LAJMI I FUNDIT:

Sondazh nga Pyper: 31.51 për qind e të anketuarve mendojnë se jeta në Kosovë do të ishte deri diku më e mirë sikur të vlente Kanuni në vend të ligjit

Sondazh nga Pyper: 31.51 për qind e të anketuarve mendojnë se jeta në Kosovë do të ishte deri diku më e mirë sikur të vlente Kanuni në vend të ligjit

Si pjesë e trashëgimisë kulturore, Kanuni i Lekë Dukagjinit zë një vend tejet të rëndësishëm. Mirëpo, edhe pse tani në Kosovë sundon ligji, sondazhi i realizuar nga Pyper me një mostër jo të rastësishme tregon mendimet e qytetarëve rreth zbatimit të tij në Kosovë dhe Shqipëri.

Sondazhi i realizuar me rreth 1,350 pjesëmarrës anembanë Kosovës ka treguar se ekziston mendimi se, Kanuni ende zbatohet vetëm në Kosovë me 21.19 për qind, vetëm në Shqipëri me 20.71 për qind si dhe se zbatohet në po të dyja vendet me 41.10 për qind, përcjell Telegrafi.


Mirëpo, vlen të theksohet se midis Kosovës dhe Shqipërisë, besohet se Kanuni respektohet më shumë në Shqipëri me 35.49 për qind sesa në Kosovë me 29.80 për qind.

Sa i përket Kosovës, pjesëmarrësit besojnë se Kanuni respektohet në nivele të ndryshme, më saktësisht se respektohet pak apo 24.45 për qind, deri diku me 60.03 për qind si dhe shumë me 15.52 për qind.

Prej komunave në të cilat mendohet se respektohet më së shumti Kanuni kanë dal të jenë Peja dhe Deçani.

Veç kësaj, pra përpos qëndrimit ndaj personave që respektojnë Kanunin, perceptimet mbi Kanun kanë dal të jenë të ndryshme pasi që më shumë persona kanë perceptim pozitiv rreth tij me 43.35 për qind sesa negativ me 29.73 për qind.

Gjithashtu, pjesëmarrësit janë pyetur edhe se si mendojnë se do të ishte jeta në Kosovë sikur në vend të ligjit të vlente Kanuni i Lekë Dukagjinit. E përgjigja nga pjesëmarrësit lidhur me këtë ka qenë: shumë më e mirë me 17.65 për qind, deri diku më e mirë me 31.51 për qind, deri diku më e keqe me 21.43 për qind, si dhe shumë më e keqe me 29.41 për qind.

Mostra sipas gjinisë:
Femër (52.80%)
Mashkull (47.20%)

Mostra sipas grupmoshave:
16 – 25 vjeç (52.95%)
26 – 35 vjeç (31.17%)
36 – 45 vjeç (9.10%)
46+ vjeç (6.79%)

Mostra sipas komunës:
Prishtinë (20.51%)
Prizren (7.61%)
Ferizaj (7.46%)
Mitrovicë (5.74%)
Gjilan (5.67%)
Podujevë (4.77%)
Pejë (4.70%)
Gllogoc (4.10%)
Rahovec (4.10%)
Lipjan (4.03%)
Vushtrri (3.80%)
Gjakovë (3.73%)
Fushë Kosovë (3.50%)
Malishevë (3.06%)
Suharekë (2.83%)
Skenderaj (1.94%)
Shtime (1.64%)
Deçan (1.57%)
Istog (1.57%)
Viti (1.49%)
Klinë (1.27%)
Kaçanik (1.19%)
Kamenicë (1.19%)
Obiliq (0.97%)
Dragash (0.89%)
Zveçan (0.15%)
Hani i Elezit (0.15%)
Junik (0.15%)
Shtërpcë )0.07%)
Novobërdë (0.07%)
Kllokot (0.07%)

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori