Solskjaer: Kemi nevojë për kreativitet

256:"NORWICH, ENGLAND - OCTOBER 27: Ole Gunnar Solskjaer, Manager of Manchester United during the Premier League match between Norwich City and Manchester United at Carrow Road on October 27, 2019 in Norwich, United Kingdom. (Photo by Stephen Pond/Getty Images) 12:"Getty Images
Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer insiston se ata nuk duhet të blejnë nga jashtë për të përmirësuar kreativitetin e tyre.
Unitedi u mposht nga Bournemouthi me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Ligën Premier.
Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Djajve të Kuq, Solskjaer, i cili mendon se ekipit i nevojitet më shumë kreativitet.
"Ne duhet të përgjigjemi. Ne kemi nevojë për kreativitet", ka thënë fillimisht Solskajer.
"Por, ne kemi shumë lojtarë në skuadër që mund të krijojnë më shumë".
"Nuk është vetëm të shohim se çfarë mund të marrim nga jashtë, ne duhet të merremi me ato që kemi në ekip", përfundoi norvegjezi. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































