Sulmuesi shqiptar, Sokol Cikalleshi, ka qenë vendimtar sërish për Konyaspor, duke shënuar dy herë në fitoren ndaj Kayserispor.

Shqiponjat morën vetëm fitoren e katërt këtë sezon, ku Cikalleshi ishte më i miri në fushë.


Të dy golat e shënuar nga Cikalleshi erdhën nga penalltia në minutat 51 dhe 63.

Me këtë dy gola, Cikalleshi shkon në kuotën e tetë golave këtë sezon, duke qëndruar si lojtari kryesor i Konyaspor.

Para tij qëndrojnë emra si Mauro Icardi dhe Edin Dzeko që kanë nga 12 gola.

Konyaspor këtë vit lufton për të qëndruar në elitën e futbollit turk dhe mban aktualisht vendin e 15-të me 18 pikë. /Telegrafi/

https://twitter.com/Albaniafooty_EN/status/1738937763250983308

telegrafi sport app