LAJMI I FUNDIT:

“Sofra Gurbetqare” përçon vlera të mirëfillta kulturore shqiptare

“Sofra Gurbetqare” përçon vlera të mirëfillta kulturore shqiptare

Nën përkujdesjen e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, është mbajtur sonte “Sofra Gurbetqare” në Shatërvan të Prizrenit, ku Ansambli “Emin Duraku” nga Zhuri dhe grupe e solistë tjerë mysafirë kanë performuar me këngë e valle për bashkatdhetarët që cilët po kryejnë pushimet e tyre verore në vendlindje.

“Sofra” shtrohet për mërgimtarë në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi për punën dhe kontributin e tyre që kanë dhënë dhe po japin për Republikën e Kosovës në përgjithësi e posaçërisht për zhvillimin e jetës kulturore dhe ruajtjen e traditave shqiptare në mërgatë.

Siç njofton MKRS, në kuadër të aktivitetit të organizuar në nderim të mërgatës, u shpërndanë edhe mirënjohje për individë dhe organizatë që kanë kontribuuar për zhvillimin e kulturës së Kosovës në vendet e mërgatës ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët, duke e ruajtur kësisoj traditën, gjuhën e kulturën tonë.


Me këtë rast, ministri Gashi, i cili mori pjesë në këtë organizim, u shpreh se me kënaqësi MKRS-ja dhe pa hezitim e ka përkrahur këtë ngjarje. “Aktivitete të kësaj natyre që përpos shprehjes së falënderimit për kontributin e bashkatdhetarëve tanë, Ministria po mbështetë edhe përçimin e vlerave të mirëfillta kulturore duke e pasuruar jetën kulturore. Ne po punojmë vazhdimisht që organizimet e mirëfillta kulturore të kenë hapësirën dhe përkrahjen e nevojshme ashtu që bashkatdhetarët dhe qytetarët e Kosovës të kenë se çfarë të shohin e dëgjojnë dhe si ministër ndjehem jashtëzakonisht i lumtur për këtë”, u shpreh ndër të tjera ministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori