Sofia Richie u martua me të fejuarin e saj, Elliot Grainge, në Antibes, Francë, të shtunën me një fustan nusërie nga Chanel.

Nusja zgjodhi një fustan të modës së lartë të zbukuruar me rruaza të bardha, ndërsa ecte deri në altar e shoqëruar nga babai i saj, Lionel Richie.


“Ne krijuam pjesën e sipërme të atij fustani”, tha Sofia për Vogue përpara ditës së saj të madhe.

ssssssssss Foto: Page Six

“Është një magji. Sinqerisht mendoj se Elliot do ta pëlqejë. Ai është fansi im më i madh kur bëhet fjalë për çdo gjë që vesh”.

Ajo me shaka përfundoi: "Nëse ai nuk qan, do të jem shumë e mërzitur”.

skaka Foto: Page Six

Modelja gjithashtu kishte veshur një fustan të personalizuar Chanel në darkën e saj, e cila u zhvillua të premten mbrëma.

Për festën e dasmës, ajo zgjodhi po ashtu një fustan të shkurtër dhe të bardhë me një lule kamelia në pjesën e përparme.

ffg Foto: Page Six

Modelja 24-vjeçare u fejua me yllin 30-vjeçar të muzikës prillin e kaluar pas një viti lidhjeje.

Grainge ia bëri pyetjen me një unazë diamanti të prerë në smerald, i cili ishte projektuar nga argjendaria e famshme, Stephanie Gottlieb.

fgb Foto: Backgrid

Influencuesja shijon prej disa vitesh romancën me Grainge, teksa vite më parë ka qenë në një lidhje të gjatë me Scott Disickun. /Telegrafi/

bgus 2620233 015 644429aa36129 Foto: Backgrid