Mbrojtësi nigerian Sodiq Atanda nuk do të jetë pjesë e Prishtinës, pas vetëm gjashtë muajsh të kaluar te kampionët aktual.

Atanda kur erdhi në Prishtinë, ishte totalisht jashtë formë dhe me peshë të tepërt.


Duket se palët janë pajtuar që të ndërpresin bashkëpunimin dhe mbrojtësi nuk është bashkuar me klubin në këto qitë kur ka filluar faza përgatitore, shkruan Telegrafi.

250214276 10160190757308538 8418076777293482649 n

Prishtina ka disa ditë që ka filluar fazën përgatitore, ku përveç Sabijen Lilajt dhe Florent Avdylit edhe nigeriani me pasaportë shqiptare nuk ka qenë prezent.

Atanda ka zhvilluar 13 ndeshje me Prishtinën në këtë kampion, ndërsa skuadra nuk ka arritur të tregojë sukseset e vitit të shkuar.

250953765 10160190760633538 7644055544894536674 n

Prishtina e ka mbyllur stinorin vjeshtor në pozitën e pestë me 24 pikë, apo 11 më pak se lideri Gjilani. /Telegrafi/

telegrafi sport app