LAJMI I FUNDIT:

Snapchat tani në dispozicion edhe në ueb

Snapchat tani në dispozicion edhe në ueb

Ndryshe nga shumë platforma të tjera të mediave sociale, Snapchat ka qenë i disponueshëm vetëm në telefona që nga lasnimi i tij mbi një dekadë më parë.

Megjithatë, të hënën kompania lansoi një version me bazë në ueb të aplikacionit të famshëm të mesazheve, transmeton Telegrafi.

Qëllimi është t’u jepet përdoruesve liria për të kaluar nga telefonat në kompjuterët e tyre, e gjitha kjo duke vazhduar bisedat e tyre në platformë.


Me opsionin në ueb, ju mund të hyni me llogarinë tuaj të Snapchat dhe të dërgoni mesazhe private ose të telefoni miqtë në desktop.

Fillimisht, platforma në desktop do të jetë e disponueshme ekskluzivisht për abonentët e Snapchat Plus dhe është lansimi i parë i një veçorie të madhe që kur Snap njoftoi abonimin me pagesë në qershor.

Abonentë në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Australi dhe në Zelandë të Re do të kenë akses të parët.

Snapchat do të jetë i pajtueshëm vetëm me shfletuesin Chrome të Google dhe jo me Safari të Apple. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Shërbim i shpejtë dhe pa pengesa - Cingerr shënon rekord me numrin e përdoruesve që shfletojnë portalet në kohë reale

Shërbim i shpejtë dhe pa pengesa - Cingerr shënon rekord me numrin e përdoruesve që shfletojnë portalet në kohë reale

Teknologji
Youtuberi rus për një sfidë e la të dashurën e tij pa rroba në të ftohtin e Moskës dhe vdiq e ngrirë gjatë një transmetimi direkt

Youtuberi rus për një sfidë e la të dashurën e tij pa rroba në të ftohtin e Moskës dhe vdiq e ngrirë gjatë një transmetimi direkt

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?

A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?

Teknologji
Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Teknologji
Kalo në kategori