LAJMI I FUNDIT:

Snapchat nuk do ta promovojë llogarinë e presidentit Trump, pas postimeve të tij dhunë nxitëse

Snapchat nuk do ta promovojë llogarinë e presidentit Trump, pas postimeve të tij dhunë nxitëse

Trump nuk do të largohet, por më nuk do të promovohet në Discover

Llogaria e verifikuar në Snapchat e presidentit Donald Trump, nuk do të promovohet më brenda këtij aplikacioni, pasi drejtuesit arritën në përfundimin se postimet e tij gjatë fundjavës nxitën dhunë, transmeton Telegrafi.

RealDonaldTrump, do të mbetet në platformë dhe do të vazhdojë të shfaqet në rezultatet e kërkimit.

Por ai nuk do të shfaqet më në sektorin Discover, ku ky aplikacion i promovon botuesit e lajmeve, zyrtarët e zgjedhur dhe të famshmit.

“Ne aktualisht nuk po e promovojmë përmbajtjen e presidentit në Discover të Snapchat”, bëri të ditur kompania në një deklaratë.

Ky vendim i Snapchat, vjen në kohën kur në Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë demonstratat e dhunshme, si pasojë e vdekjes së burrit me ngjyre George Floyd.

“Në asnjë mënyrë, nuk do t’i përforcojmë zërat që nxisin dhunë racore dhe padrejtësi duke u dhënë atyre promovim falas në Discover. Dhuna racore dhe padrejtësia nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe ne qëndrojmë së bashku me të gjithë ata që kërkojnë paqe, dashuri, barazi dhe drejtësi në Amerikë. ”

Trump, i cili ka më shumë se 1.5 milion ndjekës në këtë platformë, ka pasur trefishim të ndjekësve gjatë vitit të kaluar, pjesërisht për shkak të promovimit të rregullt në Discover, njoftoi Bloomberg muajin e kaluar.

Me anë të promovimit në Snapchat, Trump dëshiron të mbledhë sa më shumë votues të rinjë, për zgjedhjet që zhvillohen gjatë këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Samsung ka lëshuar përditësimin e sigurisë të radhës për serinë Galaxy S24, i cili vjen me përmirësimet edhe të kamerës

Samsung ka lëshuar përditësimin e sigurisë të radhës për serinë Galaxy S24, i cili vjen me përmirësimet edhe të kamerës

Teknologji
Safari është shfletuesi i dytë më i përdorur në botë në desktop

Safari është shfletuesi i dytë më i përdorur në botë në desktop

Teknologji
Kalo në kategori