LAJMI I FUNDIT:

Smartphone kinez i paraqitur me ekran të “zgjatur”

Smartphone kinez i paraqitur me ekran të “zgjatur”

“Zgjatet” në vend të palosjes. Kështu pretendon prodhuesi kinez TCL, që thotë është e ardhmja e telefonave celularë. 

Prodhuesi kinez i smartphoneve TCL ka paraqitur dy prototipe të mrekullueshme të pajisjeve të tyre.


Siç u zbulua paraprakisht, TCL është duke punuar në një celular me një ekran të lëvizshëm, transmeton Telegrafi.

Për shkak të materialit fleksibël dhe mënyrës së ndërtimit të këtij smartphone, ekrani mund të tërhiqet lehtësisht dhe të bëhet edhe më i madh.

Kjo pajisje gjithashtu duhej të prezantohej në Kongresin Botëror Mobile në Barcelona, mirëpo u anulua si pasojë e coronavirusit që shpërtheu në Wuhan në Kinë.

Paraqitja ishte sidoqoftë emocionuese, sepse TCL konfirmoi që pajisja nuk ka asnjë defekt në palosjen e ekranit, duke aluduar në smartphone e firmave të tjera që kishin probleme me ekranet e tyre.

Kur ekrani i telefonit celular palohet, ekrani thjesht rrotullohet përgjatë anës së majtë të pajisjes në pjesën e brendshme të saj.

Sipas TCL, modeli i serisë së punës ka motorë të integruar, të cilët tërheqin ekranin dhe e shtyjnë atë së bashku, duke bërë që ekrani nga 6.75 inç të shndërrohet në 7.8 inç. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Teknologji
Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Teknologji
X-i i Elon Muskut jashtë funksionit

X-i i Elon Muskut jashtë funksionit

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Google ka zhvilluar një model të ri të AI që mund të ndihmojë në parashikimin e motit – përfshirë “detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta”

Google ka zhvilluar një model të ri të AI që mund të ndihmojë në parashikimin e motit – përfshirë “detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta”

Teknologji
Roboti u pyet

Roboti u pyet "a mund ta ndërton vetveten", me përgjigjen i habiti të gjithë

Teknologji
Kalo në kategori