Me rastin e situatës së krijuar në Lista Serbe, sot është mbajtur takimi i udhëheqjes së Parisë së Pavarur Liberale (SLS), në të cilën përveç kryetarit të partisë Sllobodan Petroviq morën pjesë edhe përfaqësues të zgjedhur komunalë nga radhët e SLS.
Në takim u konkludua se populli serb në Kosovë gjendet në pozitën më të keqe politike në 17 vjetët e fundit, që është pasojë e veprimit të disa individëve nga Lista Serbe, pjesë e së cilës është edhe vetë SLS.
Veprimi i fundit i shefit të grupit parlamentar Sllavko Simiq në seancën e grupit parlamentar të mbajtur më 6 prill nuk mundet të mbetet në hije, thuhet në një komunikatë për media të SLS-it.
Simiq në dhjetë ditët e fundit ka tentuar që pa kurrfarë arsye dhe konsultime me përfaqësuesit e Listës Serbe të ndërrojë tre zëvendës ministra, anëtarë të Listës Serbe dhe në vend të tyre të vendosë njerëz, të cilët në zgjedhjet e kaluara parlamentare ishin kundërshtarë të ashpër të gjithë asaj për të cilën të gjithë janë angazhuar brenda Listës Serbe, konsideron SLS.
Duke u shërbyer me dokumente të falsifikuara, në të cilin thuhet se janë nënshkrimet e të gjithë deputetëve, ai personalisht deshi të ndërrojë edhe Sllobodan Petroviq nga Komisioni për integrime evropiane në Kuvendin e Kosovës, thuhet më tej në komunikatë.
SLS njofton se në takimin e fundit të grupit parlamentar të Listës Serbe, më 6 prill, Simiq nuk ka ftuar anëtarin e këtij grupi Sllobodan Petroviq, me çka ka tentuar të tregojë forcën e vet politike, ndërsa arrogance e vet Simiq e tregoi gjatë seancës kur thirri sigurimin e tij privat që të largojë nga hapësirat Sllobodan Petroviqin.
“Me këtë rast i bëjmë thirrje deputetit Simiq që të shpjegojë pse shërbehet me gënjeshtra kur zëvendësoi ministrin e Administratës Lokale Lubomir Mariq duke thënë se kjo është në pajtim me marrëveshjen, me kryeministrin Aleksandar Vuçiq dhe liderin e Lëvizjes Socialiste Aleksandar Vulin, me çka solli në ide të gabuara një numër të deputetëve të Listë Serbe. Pse dhe me urdhër të kujt deshi të zëvendësojë Sllobodan Petroviqin nga Komisioni për integrime evropiane dhe tre anëtarë serbë të Qeverisë së Kosovës? A është vetë, apo më ndihmën e kujt bëri falsifikimin e dokumenteve për nënshkrimet e pohuara për shkarkim dhe çfarë i duhet sigurimi privat në takimin e Listës Serbe, nga çka ka frikë?”, thuhet në kumtesën e SLS-it, pas takimit të mbajtur në Graçanicë, njofton RTK
SLS bën me dije se nuk do të lejojnë që veprime të tilla të bëhen model i sjelljes politike, i cili ka për qëllim kërcënimin e dinjitetit të popullit serb në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin
Liria e shtypit në Ballkanin Perëndimor, Maqedonia renditet e 36-ta
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe