Ideuar, organizuar dhe fuqizuar nga gratë, "Wuman" mbledhë në Kosovë gratë dhe vajzat DJ, më me ndikim dhe më në zë të muzikës elektronike për festivalin nië ditor.

Qëllimi kryesor i festivalit është aplikimi i të drejtave të femrave në festival. Pika kryesore e përkrahjes të  të drejtave të femrave do te jetë 'line-up'-i  i festivalit e cila do të prezentohet vetëm nga artistë të gjinisë femërore, ku tashmë janë publikuar edhe emrat që do të performojnë: Dani Ramos nga Berlini, Hatari nga Zvicra, Ivana Dragsic nga Shkupi, Pa Emer nga Tirana dhe Dona K nga Zvicra.


Festivali "Wuman| gjatë ditës do të ketë edhe aktivitete tjera si: joga, ku kanë mundësi të përjetojnë zhvillimin fizik, shpirtëror dhe mendor, dhe gjithashtu do të jetë një panel diskutimi që do quhet 'Wuman Talk', ku do të jenë të ftuara emra të njohur, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të dëgjojnë eksperiencat e tyre si: feministe, gra ndërmarrëse dhe të suksesshme në shoqërinë tonë.

304904647 1265549680860973 2018986537700640159 n

Festivali është i hapur për të gjithë dhe do te mbahet në Nerodime të Ferizajt, më 10 shtator, filluar nga ora 14:00, nën mbështetjen e Komunës së Ferizajt, Qeverisë Japoneze, Bankës Boterore dhe CDF.

"Wuman" synon të zgjerohet dhe të depërtojë edhe në rajon në edicionet e radhës. /Telegrafi/

304963559 1104953840226541 146630105420097971 n Foto: Wuman Festival/Instagram

302497458 6162252850452506 734176223509297231 n Foto: Wuman Festival/Instagram

304784458 829948568163407 6737008277111057033 n 1 Foto: Wuman Festival/Instagram