LAJMI I FUNDIT:

Slobodan Petroviqin dhe Rada Trajkoviqin, Lista Serbe i quan “serbë privatë” – thotë se po kontrollohen nga Prishtina

Slobodan Petroviqin dhe Rada Trajkoviqin, Lista Serbe i quan “serbë privatë” – thotë se po kontrollohen nga Prishtina

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se është thelbësore që Lista Serbe të fitojë të gjitha 10 vendet e rezervuara për serbët në Kuvendin e Kosovës.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, ai paralajmëroi gjithashtu për një vendim të autoriteteve të Prishtinës që votuesve tu lejohet të votonin vetëm me dokumentet e Kosovës.

“Vendimi i paligjshëm i KQZ-së, i cili do të humbasë më shumë se 4,000 serbë pa të drejtë vote, synon të zvogëlojë numrin e votave serbe, ose më saktë ato vota të fituara nga Lista Serbe”, citohet të ketë thënë Simiq.


Madje, sipas tij, ndryshe nga partitë e tjera, Lista Serbe është “e vetmja që ofron një program konkret, jo urrejtje”.

“Sulmet që vijnë nga Slobodan Petroviq, Rada Trajkoviq dhe të tjerët sipas Listës Serbe përfaqësojnë sulme të porositura, të zhvilluara, jo mbi ne individualisht, por mbi të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë, por edhe me institucionet e shtetit të Serbisë, falë të cilave populli serb mbijeton në këtë rajon”, ka thënë tutje Simiq.

“Thënë hapur, të gjithë këta serbë privatë të kontrolluar nga strukturat politike shqiptare, kur sulmojnë Listën Serbe, dëshirojnë të heqin urën me të cilën Lista Serbe lidh popullin serb me Kosovën dhe Kosovën me shtetin tonë”, është shprehur Simiq.

Paralajmëron Rashiq: Kemi presione e linçime të mëdha në këto zgjedhje nga Lista Serbe dhe Beogradi, frikësohemi se mund të ndodhë ndonjë fatkeqësi
Lexo po ashtu Paralajmëron Rashiq: Kemi presione e linçime të mëdha në këto zgjedhje nga Lista Serbe dhe Beogradi, frikësohemi se mund të ndodhë ndonjë fatkeqësi

Ndryshe, kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit ‘Sloboda’, Nenad Rashiq, në një intervistë për “Përballje Ditore”, në Telegrafi.com me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur edhe për gjuhën linçuese dhe të tensinouar që janë duke e përdorur zyrtarët e Listës Serbe dhe Beogradi zyrtar kundër këtij koalicioni.

Në këtë kontekst, Rashiq ka thënë se zyrtarët e koalicionit që ai e udhëheq janë në presion të madh nga mekanizma legalë dhe ilegalë të udhëhequr nga Beogradi për të dëmtuar e frikësuar ata.

Ai ka shpjeguar edhe pse sipas tij koalicioni ‘Sloboda’ është në këtë garë për tu ofruar serbëve të Kosovës një perspektivë tjetër në Kosovë.

Sipas tij, është momenti që serbët e Kosovës të marrin në duar të tyre fatin dhe çështjen e tyre.

“Po vazhdon kërcënimi, linçimi, ofendimi, gjuha pa kulturë. Një nga deklaratat e para nga Lista Serbe ka qenë që ‘ne jemi parazitë’. Fatkeqësisht ky ofendim po vazhdohet dhe po përkrahet nga ana e Beogradit e nivelit të lartë. Për ata të gjithë ne jemi tradhtar, jemi shqiptaro-serb. Ne tani po funksionojmë sikur në ilegalitet. Sikur në ndonjë rezistencë në kohën e luftës. Kushdo takohet me mua apo bashkëpunëtorët e mi e gjen menjëherë mënyrën e linçimit. Nuk hezitojnë të përdorin cilëndo masë që kanë në dispozicion”, ka thënë ai duke shtuar se ka frikën që në kohën kur fillon zyrtarisht fushata zgjedhore, kjo gjuhë do të ashpërsohet edhe më shumë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Magazina
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Azia
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Magazina

"Kam grua jashtë", kriset marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania?

Magazina
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Kalo në kategori