LAJMI I FUNDIT:

Sllovenia vendos rregulla të reja për qytetarët që duan të vijnë në Kosovë

Sllovenia vendos rregulla të reja për qytetarët që duan të vijnë në Kosovë
Foto: Arkiv

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka njoftuar për rregullat e reja që janë vendosur nga qeveria sllovene për qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Kosovës.

Në njoftimin e bërë për media, thuhet se Sllovenia ka të vendosur në listë të kuqe edhe Kosovën, dhe se një person që vjen nga një vend në listën e kuqe urdhërohet që të karantinohet për dhjetë ditë për shkak të infeksionit të mundshëm me virusin SARS-CoV-2.

Njoftimi i plotë i ambasadës së Kosovës në Slloveni:

“Sipas Dekretit të Qeverisë së Republikës së Sllovenisë që ka hyrë në fuqi më 25 dhjetor 2020, janë bërë disa ndryshime të rëndësishme sa i takon kushteve të hyrjes në Republikën e Sllovenisë, në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Reklama

Ndër të tjera ka më pak përjashtime gjatë hyrjes pa karantinë ose pa test negativ, vlefshmëria e një testi negativ zvogëlohet në 24 orë, vlejnë vetëm testet PCR të kryera në shtetet anëtare të BE-së ose në Zonën Schengen.

Vendet me rrezik të lartë të infektimit me SARS-CoV-2 janë të listuara në listën e kuqe. Në ketë listë gjendet edhe Kosova.

Një person që vjen nga një vend në listën e kuqe urdhërohet që të karantinohet për dhjetë (10) ditë për shkak të infeksionit të mundshëm me virusin SARS-CoV-2.

Përjashtim nga hyrja në karantinë mbetet nëse personi paraqet një test negativ PCR në kohën e kalimit të kufirit, i cili nuk është më i vjetër se 24 orë nga data e lëshimit të testit dhe është kryer në një shtet anëtar të BE-së ose një shtet anëtar të Zonës Schengen nga një laborator që Instituti i Mikrobiologjisë dhe Imunologjisë dhe Laboratori Kombëtar për Shëndetin, Mjedisin dhe Ushqimin e ka identifikuar si të përshtatshëm dhe të besueshëm dhe janë renditur në faqen e internetit të Laboratorit Kombëtar për Shëndetin, Mjedisin dhe Ushqimin të Sllovenisë.

Reklama

Konsiderohen / pranohen vetëm testet e kryera me metodën PCR.

Përjashtimi pa karantinë dhe test negativ PCR vlen për personat që udhëtojnë transit përmes Republikës së Sllovenisë dhe duke e lëshuar territorin e Republikës së Sllovenisë jo më vonë se 6 orë pas hyrjes.

Përfundimi i karantinës;

Shtetasi i Republikës së Sllovenisë, të cilit i është urdhëruar të karantinohet në kohën e hyrjes në Slloveni mund të bëj testin në ditën e pestë (5) pasi që është dërguar në karantinë në shtëpi. Personi nuk ka nevojë të informojë askënd për këtë, por në rast të një kontrolli të mundshëm (Policia, ZIRS ose NIJZ) ai duhet të ketë si provë një vërtetim (që tregon datën e dërgimit në karantinë) dhe një provë për një test negativ për SARS-CoV -2 (ku data e testit dhe rezultati duhet të jenë të qarta).

Reklama

Për të gjitha detajet tjera ju lutemi t’i referoheni Faqes Zyrtare të Qeverisë së Republikës së Sllovenisë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasi e quan kriminel lufte presidentin serb, Sanduloviq: Vuçiq mund të shkojë në Kosovë kur ta pranojë masakrën e Reçakut dhe të kërkojë falje

Pasi e quan kriminel lufte presidentin serb, Sanduloviq: Vuçiq mund të shkojë në Kosovë kur ta pranojë masakrën e Reçakut dhe të kërkojë falje

Lajme
Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, nëna i kërkon ndihmë djalit, burri e vret me thikë

Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, nëna i kërkon ndihmë djalit, burri e vret me thikë

Lajme
Tentim grabitje në Pejë, pronari i argjendarisë neutralizon grabitësin

Tentim grabitje në Pejë, pronari i argjendarisë neutralizon grabitësin

Kronika e Zezë
Rrahje masive në Prishtinë, tre persona dërgohen në QKUK

Rrahje masive në Prishtinë, tre persona dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Historia e çuditshme e arrestimit të shqiptarit në Angli: I thashë që nuk është drogë, por çaj mali

Historia e çuditshme e arrestimit të shqiptarit në Angli: I thashë që nuk është drogë, por çaj mali

Lajme
“Marshi për Drejtësi”, Walker: Do të doja të dielën të marshoja me ju, kriminelët e luftës janë në Serbi

“Marshi për Drejtësi”, Walker: Do të doja të dielën të marshoja me ju, kriminelët e luftës janë në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori