LAJMI I FUNDIT:

Sllovenia mbështet iniciativat e biznesit të Kosovës drejt BE-së

Sllovenia mbështet iniciativat e biznesit të Kosovës drejt BE-së

Ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Boris Bertonieciel, sot ka vizituar Aleancën Kosovare të Bizneseve (AKB), ku kanë diskutuar lidhur me rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve.

Kryetar i AKB-së, Agim Shahini, tha se Sllovenia vazhdon ta mbetet njëri ndër shtetet mike, investuese dhe zhvilluese në Kosovë dhe sipas tij ky takim po bëhet në kuadër të rritjes së bashkëpunimit edhe më të madh ndërmjet dy vendeve konkretisht në aspektin ekonomik.


Gjithashtu, Shahini e informoi ambasadorin Bertonieciel lidhur me projektin Komisioni Evropian për mbështetje e zgjerimin e bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, duke ftuar ekspertët slloven në implementimin dhe mbështetjen e këtij projekti.

“Ambasada sllovene vazhdon ta mbështet iniciativat e biznesit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian”, tha Shahini, shkruan Telegrafi.

Nga ana tjetër ambasadori Boris Bertonieciel, tha se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve vazhdon të forcohet edhe më shumë dhe se investimet edhe eksportet sllovene drejt Kosovës janë të mira.

Sipas tij fuqizimi nuk do ta mbetet në vend i ndaluar, por do ta rritet.

“Ambasada sllovene do të vazhdoi mbështetjen e iniciativave sikur kjo e mbështetjes së zgjerimit të bashkëpunimit tregtar ndërkufitar Kosovë Maqedoni, projekte të tilla ne relizojmë me shtete fqinje e të cilat kanë rëndësi të madhe”, tha ambasadori Bertonieciel.

Sipas tij duhet ta realizohen investime edhe më të shumta në dy shtetet na mënyrë që ta ketë zhvillim më të hovshëm ekonomik, punësime dhe rritje të eksporteve e importeve. /Telegrafi/