Sllovakia dhe Calzona ndaj rrugët - ndeshja e fundit bashkë, humbja kundër Kosovës

Francesco Calzona nuk është pajtuar me kushtet e ofruara për vazhdim të kontratës si përzgjedhës i Sllovakisë.
Sllovakia pësoi në Bratislavë nga Kosova në gjysmëfinale të play-offit për kualifikim në Kampionat Botëror.
Kosova edhe pse ishte duke humbur nga pjesa e pare me rezultat 2-1, në fund fitoi 4-3.
Kontrata e italianit Calzona ishte e vlefshme deri më 31 mars, ndërsa federata sllovake i ofroi kontratë të re dyvjeçare.
Por nuk u arrit marrëveshje për kohëzgjatjen e kontratës së re.
Sllovakët kanë shpresuar të kualifikohen në Botëror, por nuk ia dolën të mposhtin Kosovën në pengesën e parafundit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
1 hour ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































