LAJMI I FUNDIT:

Skype sjell tiparin e regjistrimit të thirrjeve

Skype sjell tiparin e regjistrimit të thirrjeve

Disa mund të argumentojnë se regjistrimi i thirrjeve mund të jetë një pushtim i privatësisë, por ka raste kur kërkohet pak retrospektivë, dhe gjithashtu ka raste kur një sesion thirrjesh me një të afërt mund të vlejë edhe për regjistrim. Pavarësisht nga arsyet, mund të jeni të interesuar të kuptoni se Skype sapo ka fituar më në fund aftësinë e regjistrimit të thirrjeve.

Për ata të shqetësuar për privatësinë e tyre, mund të rrijnë të qetë pasi kjo është diçka që Microsoft ka adresuar. Sipas Microsoft, “Sapo të filloni regjistrimin, të gjithë në thirrje njoftohen se thirrja është duke u regjistruar, prandaj nuk ka surpriza. Nëse jeni në një video thirrje, Skype do të regjistrojë videot e të gjithëve, si dhe çdo ekran që ndahet gjatë telefonatës. Pas thirrjes, mund të ruani dhe të ndani thirrjen e regjistruar për 30 ditët e ardhshme. ”

Regjistrimi është shumë i lehtë dhe i drejtpërdrejtë, ku përdoruesit duhet vetëm të shtypin pullën ‘+’ dhe të klikojnë fillimin e regjistrimit (start recording), dhe thirrja do të jetë e gatshme për t’u regjistruar.

Siç vëren Microsoft, të gjitha telefonatat ruhen dhe mund të ndahen gjatë 30 ditëve të ardhshme. Do të ketë gjithashtu një simbol në krye të ekranit të thirrjes për të lejuar përdoruesit të dinë se po regjistrohen.

Megjithatë, ky funksion nuk është i disponueshëm për Skype në Windows 10. Në vend të kësaj kompania pretendon se funksioni do të lansohet në Windows 10 në javët e ardhshme dhe se platformat e tjera do të marrin atë fillimisht. /Telegrafi/