LAJMI I FUNDIT:

Skulptura e vetme e mbijetuar e Leonardos?

Skulptura e vetme e mbijetuar e Leonardos?

Është thënë për një kohë të gjatë se Leonardo da Vinci ka bërë skulptura, por që nga vdekja e tij në vitin 1519, asnjë vepër e tij tredimensionale nuk është identifikuar. Megjithatë, kuratorët italianë po flasin për atë që mund të jetë skulptura e vetme deri sot e njohur nga ai.

“Virgjëresha me fëmijën e qeshur” ishte pjesë e një ekspozite në Firence. Skulptura prej 20 inçëve, e bërë nga argjila e kuqe, e përshkruan Virgjëreshën Mari me një buzëqeshje enigmatike të ngjashme me atë të Mona Lizës.

Thuhet se skulptura është krijuar rreth vitit 1472. Që nga viti 1859 ajo i përket muzeut Victoria dhe Albert të Londrës, që nga viti 1858, por me shekuj i është atribuuar skulptorit Antonio Rossellino.


Watch the latest video at foxnews.com