Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar ka treguar se me kë do të dëshironte të luante si shok skuadre, por edhe si kundërshtar.

Futbollisti sllovak ka thënë se ish-kampioni i botës me Brazilin në vitin 2002, Luis Nazario da Lima Ronaldo ka qenë idhulli i tij në fëmijëri.


Për sa i përket mbrojtësit më të mirë në botë, ai e rendit në vendin e parë kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramosin.

GettyImages 1205934285 Milan Skriniar (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images)

“Kundërshtarin më të fortë?  Do të doja ta kisha shok skuadre, por dhe rival. Do të dëshiroja Ronaldo ‘Fenomenin’. Ai ka qenë futbollisti im i preferuar kur isha fëmijë”.

ronaldo barcelona 1996 1cf1ll3h6o5my108qi6cjm06dv

“Jam përballur me shumë sulmues të fortë, si Cristiano Ronaldon, Lionel Messin, që janë më të mirët në botë për momentin. Edhe Lylian Mbappe e Zlatan Ibrahimovic janë shumë të vështirë për t’u ndalur. Me Zlatanin e kisha të vështirë gjatë derbit të fundit”.

GettyImages 1211143829

“Mbrojtësit më të mirë? Sergio Ramos është një lider".

GettyImages 1209770707

"Pastaj vjen Van Dijk, që ka bërë shumë në këto dy-tri sezonet e fundit. Edhe Kuolibaly, pavarësisht se nuk po kalon kohën më të mirë”, ka thënë futbollisti sllovak në intervistën e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app