Skitaria kosovare pranohet ndërkombëtarisht

Federata Skitare e Kosovës (FSK) është pranuar në Federatën Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS). FSK ka marrë 61 vota pro dhe 42 kundër, në Kongresin e mbajtur në Cancun të Meksikës, shkruan Zëri.
Dhe, serbët i ka çartur ky lajm. Mediat serbe shkruajnë se Federata Skitare Serbe konsideron se me këtë rast është shkelur statuti i FIS-it, përcjell Zëri.
Sidoqoftë, pranimi i Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar e ka bërë të veten dhe Federatat sportive kosovare më pas janë pranuar një nga një.
Kosova nuk do të ketë të drejt vote, por kjo pak ka rëndësi.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































