Autoritetet lokale zvicerane kanë frikë se skiatorët janë varrosur të gjallë dhe dy të tjerët janë lënduar pasi një ortek që përfshiu ata në një shteg për ski në afërsi të qytetit zviceran të Andermatt.

Orteku ndodhi mesnatën e së enjtes ndërsa shumë skiatorë po shijonin diellin e malit një ditë pas Krishtlindjes, transmeton Telegrafi.


Një zëdhënës i policisë tha se orteku ishte i një madhësie të konsiderueshme.

22679914 7827975 image m 41 1577372959783

Dy personat që u plagosën lehtë u dërguan në një spital nga shërbimi i shpëtimit Alpine.

Një skuadër e madhe shpëtimi po kryen kontrollin.

22679922 7827975 image a 42 1577373004149

Ndërkohë në Austri sot, tre ortekë zbritën në Ankogel në provincën e Carinthia, tha një zëdhënës i policisë.

Më shumë se 60 punëtorë shpëtimi, helikopterë dhe qen po kërkojnë njerëz që mund të jenë varrosur nën një ortek të madh që ra poshtë direkt në shpat, tha ai.

Ishte shumë herët për të thënë diçka më në lidhje me vdekjet e mundshme. /Telegrafi/

22679772 7827975 image a 39 1577372749697

   

22679770 7827975 image m 38 1577372741354