LAJMI I FUNDIT:

Skepticizëm për adresimin e ankesave të Kosovës ndaj Serbisë në takimin e ministrave të BE-së

Skepticizëm për adresimin e ankesave të Kosovës ndaj Serbisë në takimin e ministrave të BE-së

Në kryeqendrën evropiane në Bruksel, ditën e hënë u diskutuan mundësitë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë, ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Në takimin e përbashkët me ministrat e jashtëm të këtyre dy blloqeve u dëgjua edhe zëri i homologes nga Kosova.


Përmbajtjen, të cilën e ka ndarë me ta, ministrja Donika Gërvalla e paralajmëroi para fillimit të takimit.

“Kosova dy muaj më parë është përballur me akt agresioni të hapur nga fqinja Serbia. Presim nga BE-ja, nga ministrat sot, por edhe nga strukturat tjera, të kenë qëndrim të qartë për ta adresuar këtë sulm dhe për të adresuar çdo gjë duhet në mënyrë që agresori të përballet me pasojat”, ka thënë Donika Gërvalla, Ministre e Jashtme.

Përpos kësaj porosie, përmes një postimi në platformën “X”, kryediplomatja ka kërkuar që BE-ja të rimendojë dhe rivlerësojë politikat e saja të sigurisë.

Për takimin ka folur edhe nikoqiri, Josep Borrell. Përmes platformës “X”, ai thotë se duan të avancojnë integrimin e rajonit në vendimmarrjen e BE-së, përfshirë në politikën e jashtme dhe atë të sigurisë.

Përkundër vullnetit të ministres Gërvalla, analistët vlerësojnë se qasja e BE-së ndaj Serbisë nuk do të ndryshojë.

“Kosova të përdor këtë si retorikë politike dhe si kërkesë nuk do të thotë që është gabim por që të nxjerrë diçka më shumë sesa kjo që e kemi parë është pothuajse e pamundshme. Patjetër që Kosova duhet edhe më tutje të lobojë në këtë aspekt dhe të pasqyrojë faktet që i ka”, thotë Visar Xani, analist.

Xani thotë se avancimi i Ballkanit në BE duhet ta kthehet në vepra e jo të mbetet vetëm nën rreshtat e deklaratave në takime të këtij formati.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori