Demarkacioni me Malin e Zi vështirë se do të ratifikohet edhe nëse kryesia e Kuvendit të Kosovës e procedon për ratifikim në Kuvend.
Derisa, pritet që nesër Kryesia e Kuvendit ta procedojë apo jo marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, të martën do të vijë në Kosovë kryeministri i Malit të Zi.
Pavarësisht kësaj, disa nga anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane, nuk presin që kjo marrëveshje të përmbyllet suksesshëm dhe që një vizitë e tillë te ketë ndikim në këtë aspekt, raporton RTV21.
Armend Zemaj i LDK-së ka thënë se nëse demarkacioni nuk ratifikohet vendi do të shkojë drejt izolimit.
“Loja që po mendon ta luajë Qeveria e Kosovës ta luaja lojën e kauzës së tyre që nuk ka pasur në efekt, tregon qasjen e tyre të izolimit”, tha ai.
Kurse Ahmet Isufi nga AAK-ja, e ka fajësuar BE-në që i ka vendosur kushte specifike Kosovës për liberalizimin e vizave.
“Komunikimi i mirë mes Qeverisë së Kosovës dhe BE-së do t’ua mundësonte qytetarëve të Kosovës që sa më shpejt të përfitojnë nga liberalizimi i vizave”, tha Isufi.
Nënkryetarja e Vetëvendosjes dhe deputetja, Fatmire Mullhaxha- Kollçaku thotë se demarkacioni nuk është kushti i vetëm për vizat.
Ndryshe kryeministri malazez, Dushko Markoviq, i cili të martën vjen për vizitë në Kosovë, ka deklaruar dje se Demarkacioni është çështje e kryer për Malin e Zi.
Edhe pse demarkacioni nuk është në agjendën e tij gjatë vizitës në Kosovë, ai tha se mund ta diskutojë këtë temë, nëse e hap kryeministri kosovar, Haradinaj.
“Demarkacioni është temë e kryer për Malin e Zi. Marrëveshja e nënshkruar nga të dy shtetet kurse Mali i Zi e ka ratifikuar në parlament këtë marrëveshje. Mali i Zi e ka kryer obligimin e vetë. Jam i besimit se Parlamenti i Kosovës do të ratifikojë marrëveshjen. Zvarritja nuk i ndihmon zgjidhjes”, tha Markoviq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?
Von der Layen: Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?
Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër
Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota
Një muaj paraburgim për serbin që mori pjesë në protestat në Zveçan ku u lënduan ushtarët e KFOR-it e policisë
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron