LAJMI I FUNDIT:

Skender Hyseni i thotë Vjosa Osmanit: Ti e paske huqur fare

Skender Hyseni i thotë Vjosa Osmanit: Ti e paske huqur fare

Ish-koordinatori nacional për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, ka kritikuar Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për deklaratën e saj se është koordinuar me kryeministrin Albin Kurti për të proceduar padinë për gjenocid kundër Serbisë.

Hyseni, përmes një postimi në Facebook, duke iu referuar një deklarate të presidentes Osmani, bëri disa pyetje kritike.


Ai thotë se për kryerjen e gjenocidit ndaj Serbisë nuk ka kundërshtime por thotë se përgatitja duhet të jetë shumë më serioze se sa një koordinim mes saj dhe Kurtit.

‘’Natyrshëm që përgjigja e jona dhe ekspertëve është se në Kosovë është kryer gjenocid. Përgatitja nënkupton se duhet të jetë tepër serioze, me hulumtime të thella dhe do të bashkëpunojmë me sicilin shtet që na ndihmon për të arritur drejtësi”, ka shkruar Hyseni.

Postimi i plotë i Hysenit:

“Le të mbahet mend, Vjosa Osmani, sipas raportimit, sot 13 maj 2021 në Indeksonline, paska thëne:“Unë jam deklaruar edhe më herët, është dakordim i përbashkët i të trija institucioneve, sepse ne koordinojmë çdo qëndrim me kryeministrin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, dhe padia për gjenocid ka qenë ajo që kemi dakordim të plotë. Për secilin që i njeh masakrat që i ka kryer Serbia në Kosovë, qëllimi i forcave ushtarake dhe policore serbe gjatë luftës së fundit ka qenë shfarosja, pra ky ka qenë qëllimi.
Natyrshëm që përgjigja e jona dhe ekspertëve është se në Kosovë është kryer gjenocid. Përgatitja nënkupton se duhet të jetë tepër serioze, me hulumtime të thella dhe do të bashkëpunojmë me sicilin shtet që na ndihmon për të arritur drejtësi” sic.!!!!!!!
Për ty Zonjë kam disa pyetje:
A mjafton koordinimi midis jush?!!!
A jeni dakorduar që të pergatisni padinë apo ta depononi ate?!!!
Nese jeni dakorduar ta depononi…?!
Ku do ta depononi ate dhe si?!!!
I keni përllogaritur rrjedhimet e mundëshme?
A duhej të bashkëpunonit me secilin shtet para se të krekoseshit?!!!
Nese nuk jeni dakorduar që ta depononi ate, pse po e gënjeni popullin e shkretë?
A e kupton ti dhe ata me të cilet koordinohesh ti se cka është “politikë e ambiguitetit të qëllimshëm”.???
Ti e paske huqur fare….. Mozomakeq!
Zot na ruaj nga injoranca!”, ka shkruar Hyseni.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani gjatë konferencës së përbashkët për medie me presidentin slloven, Barut Pahor foli edhe për padinë e paralajmëruar ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Padia për gjenocid kundër Serbisë, Osmani: Përgatitjet kërkojnë hulumtim të thellë
Lexo po ashtu Padia për gjenocid kundër Serbisë, Osmani: Përgatitjet kërkojnë hulumtim të thellë

“Unë jam deklaruar edhe më herët, është dakordim i përbashkët i të trija institucioneve, sepse ne kemi takime të rregullta çdo të hënë, për politik të jashtme. Koordinojmë çdo qëndrim me kryeministrin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, dhe padia për gjenocid ka qenë ajo që kemi dakordim të plotë. Për secilin që i njoh për së afërmi masakrat e Serbisë në Kosovë, nxirret një qëndrim i qartë që qëllimi i forcave serbe ishte shfarosja. Pjesa e përgatitjes për padi kërkon hulumtim tepër të thellë. Do të bashkëpunojmë me secilin shtet që na ndihmon të vendosim drejtësi”, ka thënë Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori