Ekipet ruse për situata të jashtëzakonshme gjatë një operacioni të kërkim-shpëtimit, kanë arritur t’i shpëtojnë 536 peshkatarë që kishin ngecur në një copë të madhe të akullit, që ishte thyer në afërsi të ishullit Sahalin në lindje të Siberisë.

Vetëm 600 peshkatarë kishin arritur të shkojnë deri në breg, ndërsa të tjerët patën nevojë për ndihmë për ta arritur një gjë të tillë, transmeton Telegrafi.

Ekipe të caktuara kanë përdorur copa të vogla të akullit si mjete lundrimi deri në breg. E në momentin kur u shpëtuan, copa e madhe e akullit që ishte ndarë kishte arritur në 200 metra larg bregut.

Kjo është hera e tre që ekipet emergjente në rajonin Sahalin, detyrohen të ndërhyjnë për t’i shpëtuar peshkatarët që ngecin nëpër copëza të akullit që thyhen dhe fillojnë të lundrojnë.

Në anën tjetër autoritetet lokale prej ditësh kanë paralajmëruar të mos shkojnë në akull, pas kushtet meteorologjike nuk ua lejojnë një gjë të tillë. Aventura të tilla shpesh përfundojnë me viktima. /Telegrafi/