Ndeshja mes Marokut dhe Senegalit, nëm kohën shtesë u përballë me tension të madh në minutat shtesë, ku vendimi i gjyqtarit për të akorduar penallti pas rishikimit në VAR shkaktoi reagime të forta nga pala senegaleze.

Në minutën e 90+8’, gjyqtari Jean-Jacques Ndala sinjalizoi penallti për Marokun, një vendim që u kundërshtua ashpër nga lojtarët e Senegalit.


Protestat ishin aq të mëdha sa për disa çaste lojtarët e Senegalit refuzuan të vazhdonin lojën dhe u larguan nga fusha, duke krijuar një situatë kaotike dhe duke vonuar rifillimin e ndeshjes.

Gjyqtari ndau kartonë të verdhë për sjellje jo sportive, përfshirë Ismaila Sarr dhe El Hadji Malick Diouf.


Deri në atë moment, ndeshja kishte qenë e fortë dhe e baraspeshuar, me raste të mira nga të dyja skuadrat dhe ndërhyrje vendimtare të portierëve.

Madje edhe përzgjedhësi i Marokut, Walid Regragui dhe ai i Senegalit, Pape Bouna Thiaw, kishin kacafytje verbale, duke mos u pajtuar për penallti.


Megjithatë, episodi i penalltisë në fund la në hije gjithçka tjetër, me Senegalin që vazhdon të mos e pranojë vendimin e arbitrit edhe pas përfundimit të takimit. /Telegrafi/

telegrafi sport app