LAJMI I FUNDIT:

“Skena apokaliptike”: Balta dhe uji bëjnë që sipërfaqja e gjelbëruar dhe shtëpitë të “lundrojnë” në Indonezi (Foto/Video)

“Skena apokaliptike”: Balta dhe uji bëjnë që sipërfaqja e gjelbëruar dhe shtëpitë të “lundrojnë” në Indonezi (Foto/Video)

Pamje apokaliptike si në filmat e Hollywood-it janë filmuar në Indonezi, ku pas tërmetit të fuqishëm dhe cunamit që goditi këtë vend, e gjithë hapësira e gjelbëruar dhe shtëpitë janë filmuar duke “lundruar”.

Besohet se qindra persona kanë mbetur të ngujuar nëpër shtëpitë e tyre të mbushura me baltë, derisa 1,700 shtëpi janë “gëlltitur” në ishullin e Sulawesit, ku toka është mbushur me ujë dhe ka bërë që gjithçka mbi sipërfaqe e ndërtuar të shkatërrohet, transmeton Telegrafi.


Videoja amatore është filmuar mbi kulmin e metaltë të një shtëpie, ku shihen ndërtesat dhe shtyllat elektrike duke u shkulur nga sasia e madhe e baltës dhe ujit.

Pasojat e cunamit në Indonezi, balta dhe uji shembin objektin sikur të ishte nga letra - gratë me fëmijët vrapojnë për t'i shpëtuar vdekjes (Video)
Lexo po ashtu Pasojat e cunamit në Indonezi, balta dhe uji shembin objektin sikur të ishte nga letra - gratë me fëmijët vrapojnë për t'i shpëtuar vdekjes (Video)

Siç raportojnë mediat në Indonezi, numri i të vdekurve nga cunami shkon në 1,200, kurse zyrtarët e këtij vendi janë duke i përgatitur varrezat masive për qindra viktimat e tërmetit dhe cunamit. Punëtorët janë parë duke hapur gropa të mëdha në Palu.

Te premten Indonezi u godit nga një tërmet i fuqishëm prej 7.5 magnitudë, kurse më pas u shkaktua një cunam me valë të mëdha që përpinte gjithçka para vetes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Prisni kundërtarifa”, kancelari gjerman paralajmëron SHBA-në

“Prisni kundërtarifa”, kancelari gjerman paralajmëron SHBA-në

Evropa
Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Amerika

"Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen në Gaza", deklaron Trump

Botë
Trump: Po heqim monedhat një cent sepse po na kushtojnë mbi 2 cent secila për t’u prodhuar

Trump: Po heqim monedhat një cent sepse po na kushtojnë mbi 2 cent secila për t’u prodhuar

Amerika
Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Serbia
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori