Më 30 dhe 31 maj, Këshilli Britanik do të mbajë një konferencë rajonale në Podgoricë të Malit të Zi, aktivitet i Skemës së Bashkimit Evropian për Profesionistët e Rinj në Ballkanin Perëndimor.
Pjesëmarrësit janë nëpunësit e rinj civilë nga rajoni të cilët kanë marrë pjesë në skemën e financuar nga BE, duke filluar nga tetori 2016.
Në kuadër të projektit, gjenerata e dytë e pesë shërbyesve civilë nga secili shtet nga Ballkani Perëndimor kaluan dy javë në Institutin d’Etudes Politiques (Sciences Po) në Paris në dhjetor 2017, po ashtu vijuan edhe në një program në Kolegjin e Evropës (College of Europe) në Bryzh në janar 2018, dhe bënë një shkëmbim rajonal në gjashtë kryeqytetet në mars 2018.
Gjatë shkëmbimit rajonal, grupet u angazhuan në hulumtime dhe analiza në fushat relevante për proceset që lidhen me BE-në dhe agjendën e zhvillimit në Ballkanin Perëndimor, duke u bazuar në përvojën e tyre si nëpunës civilë.
Qëllimi kryesor i konferencës në Podgoricë është që të gjashtë grupet të paraqesin gjetjet e hulumtimeve të tyre dhe të elaborojnë për rritjen e rolit të profesionistëve të rinj për një administratë publike moderne dhe efikase në këtë rajon.
Temat që do të trajtohen në konferencë mbulojnë negociatat me BE-në, menaxhimin e fondeve IPA, reformat e sektorit publik, bashkëpunimin rajonal, programet sektoriale të BE dhe agjendën e bashkëpunimit.
E dizajnuar rreth këtyre temave, konferenca do të diskutojë çështjet me rëndësi për pranimin në BE dhe do të sigurojë mësimet e nxjerra për adresimin e sfidave kryesore.
Fjalimet e mirëseardhjes do të mbahen nga Ivana Glišević Ɖurovic, zëvendës-kryenegociatorja dhe koordinatorja për fondet e IPA-s, nga Qeveria e Malit të Zi, Nicholas Cendrowicz, zëvendës shefi i Bashkëpunimit Rajonal dhe Programeve të Ballkanit Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Negocimet për Fqinjësi dhe Zgjerim, dhe Claire Sears, Drejtoreshë e Ballkanit Perëndimor në Këshillin Britanik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri