LAJMI I FUNDIT:

“Skandaloze”, “S’ka sllogan që e ndryshon realitetin tonë” – politikanët reagojnë pas sjelljes së tifozëve rumunë ndaj futbollistëve dardanë

“Skandaloze”, “S’ka sllogan që e ndryshon realitetin tonë” – politikanët reagojnë pas sjelljes së tifozëve rumunë ndaj futbollistëve dardanë

Ndeshja futbollistike Rumani-Kosovë është ndërprerë pak minuta pas fillimit të saj, për shkak të shpalosjes së banerit “Kosova është Serbi” nga tifozët rumunë.

Si rezultat i situatës së krijuar, në rrjetet sociale kanë shpërthyer reagimet e shumta duke përfshirë këtu edhe politikanët.


Ish-presidenti Behgjet Pacolli ka reaguar në platformën “X”, duke thënë se këto skena janë ta papranueshme.

“Skena të papranueshme në Bukuresht. Tifozët rumunë provokojnë kombëtaren e Kosovës me një pankartë propagandistike serbe. Kjo është skandaloze! Kosova është e pavarur, dhe politika nuk ka lidhje me sportin”, ka shkruar Pacolli.

Edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar lidhur me këtë sjellje të tifozëve rumunë.

Rumani 0-0 Kosovë, ndeshja prite të vazhdojë pas disa minutash - por me një kusht
Lexo po ashtu Rumani 0-0 Kosovë, ndeshja prite të vazhdojë pas disa minutash - por me një kusht

“S’ka sllogan që e ndryshon realitetin tonë!  Që nga 17 shkurti i vitit 2008, Kosova është shtet i pavarur, ndërkaq, që nga 3 maji i vitit 2016, Kosova është anëtare me të drejta të plota në UEFA. Slloganet politike, koret fashiste, fishkëllimat e sharjet drejt djemve tanë dhe Kosovës në Rumani – nuk na ndalin”, ka shkruar Krasniqi në një reagim në “Facebook”.

Ai ka shtuar se Kosova, si shtet dhe si kombëtare futbollistike, do të paraqitet me krenari gjithandej nëpër botë, edhe ku nuk na duan e posaçërisht aty.

“Kemi punuar shumë për këtë ditë dhe nuk dorëzohemi para fashistëve të vegjël turbofolk. E përjetshme është Kosova!”, ka shkruar Krasniqi.

Reagim ka pasur edhe nga shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri i cili ka thënë se kjo është turp për sportin.

“Kjo nuk ka lidhje me sportin, kjo është turp për sportin. Tre pikë janë më e pakta si kompensim moral ndaj dëmit që tifozeria rumene, pro serbe, i shkaktoi imazhit dhe reputacionit të ekipit së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori