LAJMI I FUNDIT:

Skandali në Spanjë: Testet e coronavirusit të bëra në Kinë nuk po funksionojnë siç duhet

Skandali në Spanjë: Testet e coronavirusit të bëra në Kinë nuk po funksionojnë siç duhet

Ekspertët e mikrobiologjisë në Spanjë po paralajmërojnë se testet e shpejta të koronavirusit që vendi i ka blerë nga Kina nuk po zbulojnë rastet pozitive.

Pas kryerjes së testeve paraprake me këto produkte të importuara nga gjiganti aziatik, Shoqëria Spanjolle e Sëmundjeve Infektive dhe Mikrobiologjia Klinike (SEIMC) përgatiti një dokument në të cilin rekomandon mos përdorimin e tyre, shkruan Busines Insider.


“Ata nuk zbulojnë raste pozitive siç pritej”, thotë një burim i cili mori pjesë në teste.

Siç shpjegohet nga gazeta spanjolle, testet e shpejta diagnostike, të prodhuara nga firma kineze Bioeasy, kanë një “ndjeshmëri” prej 30%, shumë më poshtë se 80% e rekomanduar për vlefshmëri shkencore”.

“Me atë vlerë, nuk ka kuptim të përdorni këto teste”, tha një mikrobiolog i kontaktuar nga gazeta Madrid.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi ankesat.

Sipas një zëdhënësi, autoritetet zbuluan “një ndjeshmëri që nuk korrespondon me atë që është vendosur në dosjen teknike”.

Nga ana e saj, ambasada kineze në Spanjë iu përgjigj raporteve të shtypit dhe tha se firma Bioeasy nuk përfshihet në listën e ofruar nga Pekini mbi furnizuesit e klasifikuar dhe nuk ka licencën e autoriteteve mjekësore të shesin produktet e saj.

Përveç kësaj, ajo siguroi që kjo firmë nuk është përfshirë në dërgesën e donacioneve nga gjiganti aziatik dhe kompani si AliBaba. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori